Qeni me veshët më të gjatë në botë futet në librin Guinness

Një qen nga Oregon ka hyrë në librin e Guinness për veshët më të gjatë nga të gjithë qentë e botës.  Veshët e qenit, i quajtur Lou, janë plot 32 centimetra.

Kështu Guiness deklaroi se se Lou, një qen 3-vjeçar që i përkiste Paige Olsen, zyrtarisht ka veshët më të gjatë. Olsen u shoreh se ajo gjithmonë e dinte se veshët e Lou ishin jashtëzakonisht të gjatë, por ajo vendosi t’ia maste ata, vetëm sa ishte në karantinë për shkak të COVID-19.

Olsen tha se veshët veçanërisht të gjatë të Lou nuk kanë çuar në ndonjë ndërlikim mjekësor për qenin.

“Sigurisht që të gjithë duan të prekin veshët e tij, ata janë shumë të lehtë dashurohesh me vetëm një shikim,” tha ajo.

Olsen tha që Lou është gjithashtu një konkurrent në shfaqjet e qenve dhe ka fituar tituj nga American Kennel Club dhe Rally Obedience.

/Burimi: Upi.com/ Përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *