Punimet te Unaza e Re/ Trafiku në Tiranë edhe këtë mëngjes në kaos. Ja në cilat sense ka lëvizje dhe radhë të gjata…

Punimet që po kryhen në Unazën e Re në Tiranë kanë shkaktuar edhe këtë të mërkurë radhë të gjata trafiku.

Kjo për shkak se po punohet për ngushtimin e korsive.

Policia e shtetit e ka bërë të ditur këtë problematikë nëpërmjet një njoftimi zyrtar që udhëzon të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Sipas Policisë, “aksi që ka shkaktuar radhë të gjata trafiku është sensi i lëvizjes, nga zona e ‘Astirit’ në drejtim të ‘Pallatit me Shigjeta’”.

Njoftimi i Policisë Rrugore të Tiranës:

“Për shkak të punimeve, në Unazën e Re ka ngushtim të korsive dhe si pasojë e kësaj ka ngarkesë në qarkullimin e automjeteve nga Astiri në drejtim të pallatit me shigjeta, hyrja për në Tiranë.

Policia Rrugore e Tiranës kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin edhe rrugë të tjera alternative”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *