Publikohet lista zyrtare/ Në 25 prill votojnë rreth 3.6 milionë shqiptarë, shumica meshkuj

3.588.869 qytetarë kanë të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare të datës 25 prill. Ministria e Brendshme, referuar të dhënave të Gjendjes Civile, ka publikuar listën e plotë të shtetasve shqiptarë me të drejtë vote. Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, të drejtën e votës e kanë 3.588.869 shtetas shqiptarë. Mësohet po kështu se janë bllokuar 1. 098 qytetarë, si shkak ose si rrjedhojë e ligjit të dekriminalizimit.

– 3.588.869 shtetas shqiptarë kanë të drejtë vote

– 50.5 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49.5 % janë femra

– 107.024 zgjedhës votojnë për herë të parë

– 1.098 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit

– 5.199 është numri i qendrave të votimit

Çdo qytetar mund ta verifikojë emrin në listën e zgjedhjeve nëpërmjet shërbimit online në portalin “e-albania”. Për çdo pretendim. qytetari mund t’u drejtohet zyrave të Gjendjes Civile në Bashki dhe njësi administrative, të cilat do të vijojnë të qëndrojnë të hapura nga dita e hënë, deri në ditën e shtunë.

“Lista përfundimtare e zgjedhësve përmbyll kështu procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve. DPGJC në çdo Bashki, ashtu sikurse deri më tani, do të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor, që rrjedh nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *