Protestuesit thirrje policisë: Dorëzoni uniformat e kapelet, bëhuni me qytetarët!

Qytetarët që janë mbledhur sot para Kuvendit, në protestën e thirrur nga opozita i kanë bërë thirrje punonjësve të policisë që të dorëzojnë kapelet dhe uniformat dhe t’i bashkohen nismës së tyre.

Mes brohërimave, protestuesit thërrasin njëzëri: ‘Rama ik’!

“Policia, dorëzoni uniformat, dorëzoni kapelet, bëhuni me qytetarët, ne jemi këtu. “Rama ik!”.

“Poshtë diktatura, poshtë komunizmi, Rama ik! Ai nuk është Parlamenti i shqiptarëve por i kriminelëve. Këtu vendin shqiptarët! Rama ik!”, tha njëri prej protestuesëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *