Noka i fryn bilbilit te veshi i Toni Gogut/ Socialisti: Burrë i frustruar, ora e drejtësisë po të vjen

Tensionet gjatë seancës së sotme plenare kanë përfshirë edhe përdorimin e bilbilit. Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka qëndruar pranë socialisit Toni Gogu teksa ky i fundit fliste dhe ka krijuar zhurmë me bilbil. Kryetarja e parlamentit i kishte ndërprerë më parë fjalën Nokës.

Flamur Noka: Më jep fjalën moj.

Lindita Nikolla: Të të vijë turp zoti Noka për sjelljen. Të tërheq vëmendjen.

Toni Gogu: Ky zotëria që i bie bilbilit bëri sikur mbajti zi për viktimat e tërmetit. Shpirtrat e shqiptarëve e kuptojnë ç’do të thotë tërmet, vetëm ky nuk e kupton se është burrë i frustruar nga drejtësia. Po i vjen ora e drejtësisë prandaj bën kështu. Fjalën nuk ma ke dhënë ti, shko ulu atje. Këtu ka burra të frustruar nga drejtësia.

Nikolla: Po më detyroni të marr masa zoti Noka

Noka: Vazhdo me masat ti…Tërmeti McGonigal.

Toni Gogu: Ky zotëria kur binte tërmeti ishte duke mallkuar zjarrfikët dhe njerëzit që shpëtonin jetë.

Nikolla: Kërkoj 5 minuta pushim dhe ju lutem thirrni arsyes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *