Protestat e dhunshme në Veri, Vuçiç i ‘mbështet’: Serbët po luftojnë për të drejtat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për CNN të transmetuar mbrëmjen e sotme, ka folur në lidhje me tensionet e fundit në veri të Kosovës. Vuçiç u shpreh se pala serbe i ka zbatuar të gjitha detyrimet ndërkombëtare nga Marrëveshja e Brukselit, ndërsa Prishtina nuk ka bërë të mundur krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Presidenti tha se u bën thirrje serbëve për paqe dhe se Serbia është e përkushtuar për stabilizimin e situatës.

“Përkundër gjithë asaj që ndodhi dy ditë më parë, kur një serb u plagos me dy plumba dhe ende nuk e dimë se si do të shkojë. Ne e kemi pranuar që ka pasur ushtarë të lënduar, e kemi thënë menjëherë. Kemi pasur protesta paqësore, në të cilat ka kanë qenë mjekë, mësues. Këta duan vetëm që forcat speciale të Kosovës të tërhiqen nga institucionet që nuk kanë qenë kurrë”,– tha Vuçiç.

“Që nga viti 2013, serbët kanë marrë pjesë katër herë në zgjedhje, që nga ardhja e Kurtit në pushtet, ai i ndaloi zgjedhjet për serbët dhe nuk e formoi ZSO-në, e cila ishte parakusht për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje”, -tha presidenti.

Gjithashtu Vuçiç tha se nuk ka kontroll mbi njerëzit që po demonstrojnë, por tha se është i bindur se këta njerëz gjithmonë do ta respektojnë Serbinë. Presidenti i serbisë theksoi se nuk diskutohet për njohjen e Kosovës, por për normalizimin e marrëdhënieve.

Presidenti tha gjithashtu se ishte shumë i kënaqur me deklaratat e Anthony Blinken dhe Emmanuel Macron.

“Kur flasim për obligimet e Serbisë, ne 100 për qind i respektojmë marrëveshjet me rezolutën 1244. Asnjë nga ushtarët tanë nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, ne e respektojmë këtë shumë dhe kemi bashkëpunim të shkëlqyer me trupat e NATO-s në terren. Dje biseduam me komandantët në terren dhe deri më tani kam shumë biseda me Stoltenberg dhe besoj se do të kemi bashkëpunim të mirë”, tha Vuçiç.

“Mesazhi im për serbët që po protestojnë, e di se ata janë të vendosur të luftojnë për të drejtat e tyre elementare. Ata vetëm duan të mbijetojnë, të drejtën për të ruajtur emrin dhe mbiemrin e tyre dhe për të jetuar atje ku kanë jetuar gjithmonë. Këshilla dhe lutja ime për ta është ta bëjnë këtë në mënyrë paqësore, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Duhet të bisedojmë me shqiptarët dhe të arrijmë marrëveshje që do të zbatohen në të ardhmen.I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë hapa seriozë kundër atyre që janë kokëfortë dhe që po e përshkallëzojnë situatën në terren dhe po na prishin paqen dhe stabilitetin e të gjithëve”, tha në fund Vuçiç.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *