Fond i ri për aksin Thumanë-Vorë-Kashar, projekti që gllabëron mijëra lekë

Këshilli i Ministrave miratoi sot fondin prej 179 milionë lekësh për shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimi i aksit rrugor Thumanë–Vorë–Kashar. Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletore zyrtare me një afat përfundimi 3 muaj.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 179 008 557.70 lekësh, përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve” në Bankën e Shqipërisë. Pronarët e pasurive të paluajtshme kompensohen pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Më herët Qeveria ka miratuar vendimin që i jep një bonus prej 8.5 pikësh kompanisë GENER 2 lidhur me projektin e paraqitur si ofertë e pakërkuar për ndërtimin e rrugës Thumanë-Fushë Krujë-Vorë-Kashar. Ky projekt që kushton 244 milionë euro përfshin ndërtimin e 12 urave. Nga studimi i fizibilitetit rezulton se shoqëria “Gener 2” ka marrë përsipër pjesën më të madhe të risqeve.Vecanërisht në lidhje me fazën e mirëmbajtjes dhe operimit, risku i disponueshmërisë së veprës, i cili ka të bëjë me ofrimin e një aseti sipas cilësisë dhe standartit të kërkuar dhe që përmbush në mënyrë cilësore nevojat e përdoruesëve, merret nga pala private. Kontrata 10 vjeçare parashikon dy vitet e para ndërtim dhe 8 vite mirëmbajtje. Ky investim parashikohet të jetë gati pas 24 muajsh.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *