Projekti ‘Art në Hapësira Publike’/ Margariti shpall listën e fituesve

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka shpallur fituesit e projektit për ‘Art në Hapësira Publike’.

Margarit në ‘Facebook’ shkruan se këta fitues do të realizojnë vepra, që do të përmirësojnë imazhin e hapësirave publike.

Postimi i plotë:

Pas një pune të gjatë seleksionuese dhe konsultuese shpallen projektet fituese të edicionit të parë të Konkursit Ndërkombëtar “Art në Hapësira Publike”.

Skuadra krijuesish dhe arkitektësh shqiptarë e të huaj do të realizojnë vepra, që do të përmirësojnë imazhin e hapësirave publike.

Fituesit e këtij edicioni janë:

“Meteor” nga Kristo Krisiko dhe IXI Architecture – fitues në vendndodhjen 9 – Golem plazh

“Wolves Coming” nga Liu Ruowang dhe Inceptio shpk – fitues në vendndodhjen 2 – Hyrje Koplik

“Mbërritja e zogjve” nga Ergys Krisiko dhe studio iRI – fitues në vendndodhjen 7 – Mbikalimi Pallati me shigjeta

“Terminal for Tirana” nga Karolina Halatek, Tirana Art Lab dhe Apparat Studio – fitues në vendndodhjen 1 – Qendra Spitalore Universitare Tiranë

“Zabel” nga Sadik Spahija dhe ekipi mbështetës – fitues në vendndodhjen 3 – Dalje Koplik

“Përpjekja e vazhdueshme” nga Blegina Hasko Bezo dhe MVM Architects – fitues në vendndodhjen 10 – Mali i Robit

“Foleza” nga Vasil Dhiamandi dhe Dhiamandi Studio – fitues në vendndodhjen 14 – Divjake

“The Albanian Key” nga Alfred Milot Mirashi dhe APS Millevolti – fitues në vendndodhjen 6 – Dogana Hani Hotit

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *