Probleme me PEI/ Celibashi: Është herët për të thënë se çfarë nuk shkoi teknikisht

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një dalje për mediat ka komentuar problemet që janë shfaqur në disa qendra votimi në lidhje me pajisjen e identifikimit elektronik, ku është shprehur se është herët për të thënë se çfarë nuk shkoi vërtet në lidhje me këtë pajisje.

Celibashi ndër të tjera është shprehur se teknikët janë në terren për të bërë analizën në lidhje me faktin se çfarë çoi në problemin e pajisjeve të identifikimit në disa zona.

“Kodi zgjedhor dhe altet rregullatore kanë parashikuar situate të tilla veçanërisht kur implementohet një pajisje elektronike dhe në këto akte është parashikuar se duhet që të pritet njëfarë kohe me mundësinë që kjo situatë të rregullohet. Duke vlerësuar në lidhje me problematikat teknika të marra nga terreni bashkë me nënkomisioneren Pelinku urdhëruam që procesi I identifikimit të votuesve të bëhet me mënyrën tradicionale pasi në aspektin teknik nuk kishim asnjë mundësi më shumë që të prisnim.

Në lidhje me natyrën e problemeve është shumë herët për të thënë se cilët janë arsyet dhe një pjesë e tyre lidhen me mosparaqitjen e operatorëve në qendrat e votimit me mungesën e njohurive të disa operatorëve dhe me funksionalitetin e pajisjes së identifikimit.

Secilat janë këto problem të karakterit funksional akoma nuk mund të dalim në përfundim janë specialistët që po bëjnë verifikimet në lidhje me problematikën kryesore”, ka thënë ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *