Probleme me mamanë për skenat provokuese në klipin ‘Thirr policinë’? Rrëfehet Arilena Ara

Arilena Ara nuk preferon të dalë shpesh në intervista, por së fundmi ka qenë në një lidhje ‘Skype’ në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Ajo ka folur për albumin e ri dhe klipin me Dafina Zeqirin të këngës ‘Thirr policinë’, që shkaktoi një vrull komentesh për skenat provokuese.

Fatma ka qenë ajo, e cila me kureshtje e ka pyetur se çfarë i ka thënë e ëma pasi ka parë klipin.

“Bukur shumë, para kësaj i bëra edhe një shaka ku i thashë dëgjo tani do të shohësh Arilenën dhe do të mësosh gjëra të reja për të. Por ajo më njeh dhe unë ashtu jam në jetën reale madje qesh ndonjëherë kur njerëzit në publik thonë o sa engjëllore, o sa e mirë”, është shprehur artistja.

Arilena shtoi gjithashtu se nëna e saj e sheh si frymëzim mënyrën si e ka rritur dhe për gruan e fortë që është bërë.

Gjatë bisedës, këngëtarja nuk ka nguruar të flas edhe rreth çmendurive të dashurisë.

“Për mua kanë bërë çmenduri, por unë nuk kam bërë ende, do ta ndaja me ju por me modesti shumë të madhe nuk kam bërë ende”, tha Arilena.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *