Prestigjiozia franceze: Artisti shqiptar ofron ‘terapi’ me portrete të pikturuara në kafe

Artisti shqiptar David Kryemadhi bën furçën e tij me kafe dhe skicon me kujdes fytyrën e një klienti kafeneje, me shpresën që oferta e një portreti falas të sjellë gëzim mes ankthit të pandemisë.

Sipas mediave të huaja, shumë shqiptarë i konsiderojnë kafenetë si një institucion jetik dhe i karakterizojnë shumicën e ditëve me dalje për kafe. Madje, siç vlerësohet më tej, vendi me 2.8 milionë banorë ka një nga numrat më të lartë të kafeneve në botë për kokë banori.

“Arti dhe kafeja ndihmojnë shumë njerëz”, ka thënë Kryemadhi për AFP në qytetin bregdetar të Durrësit.

“Momenti i qetësisë dhe reflektimit gjatë pikturimit të një portreti ndihmon personin tjetër të fitojë vetëbesim dhe ta shohë botën me një sinergji pozitive”.

Kryemadhi përdor kafen si bojëra uji, duke kompozuar portrete, duke shtuar ujë për të krijuar nuanca të ndryshme. Dhe për të gjetur subjekte për të pikturuar, ai fillon biseda me klientët përpara se të ofrojë një portret falas.

“Më bëri shumë mirë”, tha studentja Alexsandra ndërsa priste që portreti i saj të thahej. “Unë gjej në këtë pikturë të gjitha emocionet e mia, mundimet e mia, mendimet e mia”.

Ndërkohë Eva Allushi nga Universiteti i Durrësit shpjegon se kafenetë në Shqipëri janë “një formë thelbësore e jetës shoqërore” ku njerëzit ndihen të lirë të shprehen.

/Burimi: France24/ Përshtati: Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *