Pranga dy vëllezërve në Tiranë, vodhën produkte ushqimore në një market

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vjedhje në një supermarket.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet A. Sh., 18 vjeç dhe K. A., 25 vjeç, të dy banues në Selitë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa produkte në një market.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën një biçikletë të dyshuar të vjedhur, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *