Aksidenti me vdekje në aksin Tiranë-Durrës, në pranga shoferi 34-vjeçar

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi shkaktoi një aksident me vdekje në rrugën Tiranë-Durrës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Ensid Hasanllari, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, 35-vjeçari Visar Meshi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *