Risia: Një llogari e WhatsApp mund të përdoret në 4 telefona

Aplikacioni ‘WhatsApp’ sjell risinë e re ku nga sot mund të përdorni të njëjtën llogari në katër telefona.

Lajmin e bëri të ditur themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg përmes një postimi në rrjetin social.

“Duke filluar nga sot, ju mund të hyni në të njëjtën llogari WhatsApp në deri në katër telefona”


Deri më sot, përdoruesit e WhatsApp kanë qenë në gjendje të përdorin vetëm një llogari WhatsApp në një telefon. Megjithatë, aktualisht, përdoruesit mund të lidhin WhatsApp-in në ueb dhe tabletët android.

Funksioni i ri tashmë po shpërndahet për përdoruesit në mbarë botën dhe do të jetë e disponueshme për të gjithë në javët e ardhshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *