“Po telin te goja…”/ Roza Lati poston mesazhet tronditëse me hallën e Mateos: Fëmija është përdhunuar në mënyrë brutale

Moderatorja e njohur, Roza Lati, ka treguar se pak ditë më parë ka qenë në shtëpinë e familjarëve të Mateos së vogël që u vra brutalisht nga monstra Klodian Çalamani. Lati ka reaguar përmes një postimi në ‘Instagram’ duke iu përgjigjur kritikuesve, të cilët kanë komentuar me shumë dyshime rreth parave që moderatorja po mbledh për familjen e Mateos.

Më pas Lati ka dhënë edhe detaje të tjera të paditura më parë rreth ngjarjes ku ka treguar se vogëlushi është përdhunuar dhe kishte dëmtime të shumta, madje gojën e kishte të shpuar ‘tej-për-tej’ me një tel. Megjithatë policia nuk ka marrë në pyetje familjarët në lidhje me ngjarjen dhe fëmijës nuk i është vërë ekspertizë para se të varrosej.

Në videon në fjalë, Roza u drejtohet: “Ça na çani kokën duke na bërë moralista, po kush do lek, po familja humbi djalin. Nga e dini ju se si i kanë hallet ata. Unë isha te shtëpia e tyre, nga e dini ju si janë? Nga e dini ju se familja nuk ka nevojë për lek për gjykatat, avokatin? Për mermerin e varrit të çunit, nga e dini se nuk ka nevojë për lekët? Ka njerëz që kanë çuar lek me zemër për t’i qëndruar pranë familjes. Unë e pashë me sytë e mi gjendjen e tyre. Atyre nuk u kthehet më fëmija i tyre, engjëlli i tyre, por ata kanë një qëllim, ata duhet të vazhdojnë. Dhe qëllimet e tyre kanë shpenzime”, shprehet Roza Lati shumë e nevrikosur.

Më pas, moderatorja e njohur ka publikuar edhe disa mesazhe mjaft tronditëse që ka shkëmbyer me hallën e Mateos. Ajo i ka shkruar Rozës se ata kanë hetuar në mënyrë private dhe e kanë parë me sytë e tyre masakrën e kryer ndaj 8-vjeçarit, të cilit i është gjetur edhe një tel në gojë.

“Fëmija është përdhunuar në mënyrë brutale ku shenjat kanë qenë evidente dhe askush nuk u indinjua nga shteti që të na tregonte. Vetë ne kemi hetuar në mënyrë private”, i shkruan halla.

Kur Roza Lati e pyet nëse duhet ta përmend telin në gojë, ajo i shkruan: “Po, të gjitha. Të alarmohet e gjithë Shqipëria. Se nuk është shaka, nuk mundet të mbrohet familja duke mbajtur të fshehur të vërtetën se gjoja na lëndojnë. Ne e pamë me sy tanë trupin. E dimë ne dhe shpirti ynë dhe Zoti se ça kemi parë masakar. Institucionet duhet të sillnin masa nga ana psikologjike. Edhe askush nuk u indinjua”.

Halla shton se drama po shtohet me personin tjetër në dyshim dhe që do i shkojnë deri në fund, me apo pa ndihmën e askujt. Halla gjithashtu thekson se te familja e Mateos nuk ka shkuar asnjë uniformë policie që t’i pyesë dhe të hetojë dhe se instancat përgjegjëse nuk kanë marrë masa paraprake, ndonëse ndaj Çalamanit ishin bërë shtatë denoncime.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *