Nisin punimet për lotin 2/ Si do devijohet trafiku në 24-25 nëntor në Astir

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që qarkullojnë në zonën e njohur si Astiri. Bëhet e ditur se në datat 24-25 nëntor, gjatë natës do të kryhen punime në rrugën paralele perëndimore (krahu i pallateve)  nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”. Për këtë arsye, nga ora 6 e mëngjesit deri në 20:00 të mbrëmjes, trafiku do të devijohej.

Postimi i plotë

Fillojnë punimet për shtresën e fundit të asfaltit në rrugët dytësore të Loti 2! Në datat 24-25.11.2021 gjatë natës do të kryhen punime në rrugën paralele perëndimore (krahu i pallateve)  nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”. Në këtë segment do të devijohet trafiku prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00.

Të gjitha automjetet që do të vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta dhe do të jenë te bllokuara të gjitha degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor me destinacion rrugën “Tom Plezha”. Nuk do të lejohen parkimet e automjeteve në këtë aks. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve për këto punime që po kryhen.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *