Plas sherri brenda familjes, dhëndri dhe vjehrri godasin njëri-tjetrin me thikë

Një sherr brenda një familje shqiptare në Kosovë është përshkallëzuar deri në përdorimin e thikës. Policia ka bërë me dije se dhëndri dhe vjehrri kanë sulmuar njëri-tjetrin me thikë duke i shkaktuar lëndime trupore.
Të dy janë arrestuar nga policia ku tashmë do të merren në pyetje për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE /Gjakovë 22.04.2022–20:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (dhëndër dhe vjehërr), pasi që janë rrahur dhe therur me thikë në mes vete. Si pasoj e rrahjes, lëndime ka pësuar edhe viktima femër kosovare (e mitur), ku sipas saj është sulmuar nga babai i saj. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *