Zgjedhje për kryetar dege në PD, demokratët priten të votojnë sot në Bulqizë dhe Maliq

Ditën e sotme demokratët do të zgjedhin kryetarët e Partisë Demokratike në Maliq dhe në Bulqizë. Aktualisht ka nisur procesi i votimit për degën e PD -së Maliq.
Janë 2 qendra votimi, një në qytetin e Maliqit dhe një në fshatin Pojan ku janë 2200 anëtarë me të drejtë vote.
Dy kandidatë janë përballë njëri-tjetrit, Nevjon Kodrasi, sekretar i degës Maliq dhe aktivist në këtë parti prej vitesh dhe Eldion Lika, anëtar dhe aktivist i kësaj partie qysh prej vitit 1990.
Ndërsa në Bulqizë janë në garë tre kandidatë Defrim Fiku, Fatos Hoxha, Shaqir Manjani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *