Plane për dasmë dhe fëmijë? Sara Hoxha zbulon si qëndron e vërteta

Këngëtari i njohur Ledri Vula lançoi më 24 maj albumin e tij të ri “1 G.O.A.T për ty”. Promovimi i albumit është bërë në një club në Prishtinë ku kanë qenë të pranishëm familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe personazhe të shumtë publikë.

Sigurisht vëmendje mori edhe partnerja e tij Sara Hoxha, që është kthyer në një personazh shumë të dashur. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Sara ka folur rreth gjërave të reja, projekteve e jetës personale.

Ajo la të kuptohet se në verë do vijë me një projekt, por nuk e zbuloi se për çfarë bëhet fjalë. “Do e shikoni shumë shpejt, nuk mund të flasë akoma”-tha ajo.

E pyetur nëse do ketë dasmë këtë vit, influecerja e mohoi duke thënë se nuk kanë asnjë plan. “Jo. Nuk është e vërtetë nuk do martohemi këtë vit. Nuk kemi asnjë plan.”- u përgjigj Sara.

Sa i përket planeve për zgjerimin e familjes ajo u shpreh se: “Kemi menduar shpeshherë (për një motër ose vëlla për Poem). Unë dëshirë kam të bëj dhjetë (fëmijë), por duke qenë se unë jam e vetmja që duhet t’i bëj nuk do ndodhë. (qesh) Duke parë duke bërë. Dëshira është shumë e madhe që Poi mos të mbetet fëmijë i vetëm. Unë kam qejf t’i bëj një motër duke qenë se e kam dashur gjithnjë një motër dhe nuk e kam patur”- tha Sara.

Gjithashtu, ajo deklaroi se nuk do jetë pjesë e asnjë prej videoklipeve të Ledrit të xhiruara për albumin e ri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *