Përplasja me Boçin/ Biznesmeni Luca: Politikan rrugaç, më provokoi! Unë jam i dhunuari

Biznesmeni Gjergj Luca ka thënë të vërtetën e tij, sa i përket përplasjes me ish- deputetin demokrat, Luciano Boçi. Përpara mediave, Luca ka deklaruar se ai është provokuar nga ish-deputeti me një sjellje rrugaçërore të këtij të fundit, madje thotë se edhe i ka grabitur celularin.

Biznesmeni thotë se Boçi e ka provokuar disa herë, por ka menduar se e gjitha është për politikë dhe nuk ka dashur të agravojë më tej situatën.

“Politikan që sillen si rrugaç nuk jam mësuar të njoh, rasti i parë të një politikani që sillet si rrugaç. Isha duke u futur që të pija një kafe, ky ishte vetë i dytë vetë i tretë mos gaboj, filloi duke më sharë, iu ktheva duke i thënë ça ke, pse më ngacmon, donte më çdo kusht të më ngacmonte. Luçiano ka tentuar disa herë, nxori në rrugë njerëzit duke thënë se kam bërë shkollë dyqan peshku dhe herën tjetër nxori komshinjtë e mi më erdhën te dera, nuk i kam thënë kurrë asgjë duke menduar se e bën për politik, më provokoi , shau dhe me ato fjalë, ai ishte duke folur me një njeri, unë po hyja të pija kafe dhe më e bukura është se më kanë grabitur telefonin, më ra telefoni në tokë dhe ma kanë marrë, nuk ma japin,  megjithatë uroj Zotin që kjo të zbardhet, isha Karburanti i ka kamerat dhe ta zbardh që jo vetëm është rrugaç, por edhe grabitës se më ka marrë celularin dhe edhe kamerieri dhe 2 njerëz që kanë qenë aty e kanë parë që e ka marrë dhe ka ikur në celular, unë jam i dhunuari”, tha Luca.

Ky reagim vjen si përgjigje të deklaratës së Luçiano Boçit, i cili tha se ka qenë biznesmeni që e ka kërcënuar dhe ofenduar, derisa përfundoi në përplasje fizike. Për pasojë, Boçi ka bërë kallëzim penal në Polici.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *