Foto/ Përmbytjet tërhiqen në Lezhë dhe Lushnjë, tokat e ‘bukës’ kthehen në moçale

Vijon të përmirësohet situata e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit të shiut të qarkut të Lezhës. Sipas Mbrojtjes Civile, niveli i ujërave në shtretërit e lumenjve dhe sistemin kullues është në kuota normale ndërsa hidrovorët punojnë me kapacitet të plotë.

Aktualisht të gjitha rrugët nacionale, rurale dhe bashkiake, janë të kalueshme pa problem.

Referuar raportimeve të emergjencave:
– Niveli i ujërave në shtretërit e lumenjve dhe sistemin kullues është në kuota normale;
– Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë.
– Në kënetën e Kakarriqit, nj.ad. Balldre, bashkia Lezhë, kemi rreth 100 ha tokë depresive me prezencë ujit, por në rënie.
– Rezervuarët janë në monitorim;
– Rrugët nacionale, rurale dhe bashkiake, janë të kalueshme pa problem;
-Furnizimi me energji elektrike po mbahet nën kontroll.

 
Në rrethinat e Lushnjës, situata e prurjeve në lumenjtë që kalojnë në këtë rreth, momentalisht paraqitet e normalizuar. Në lumin Shkumbin niveli i ujit është nën dy metra në shtratin e tij. Por nuk është e njëjta situatë në zonat ku kalon lumi Seman.

Konkretisht në njësinë administrativë Bubullimë në fshatin Imsht niveli i lumit Seman ka dalë nga shtrati duke iu afruar argjinaturës. Sipas banorëve prurjet e lumit gjatë natës kanë bërë që niveli të rritet duke bërë që të arrijë deri në 2 metra nën nivelin e argjinaturës duke bërë që të gjithë të mbjellat buzë lumit të përmbyten.

Sipërfaqe të tëra tokash të mbjella me grurë e foragjere të tjera nuk duken më. Ajo që i qetëson pak banorët është ulja e prurjeve ditën e sotme që do të thotë më pak rrezik për banesat e tyre.

Për të parë situatën ne terren ka qenë dhe kryetarja e bashkisë Lushnjë Eriselda Sefa. Ajo deklaroi që situata është në monitorim përsa i përket prurjeve dhe zonave ku ka rrezik. Sipas Sefës, nuk ka zona ku rrezikohen banesa .

Nga erërat dhe shirat ka pasur probleme me shkëputjen e energjisë në disa fshatra ku po punohet për rekuperimin e defekteve .

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *