Përfshihet nga flakët anija në Portin e Durrësit, mësohet shkaku

Një anije është përfshirë nga flakët në Portin e Durrësit. Për momentin nuk raportohet për të lënduar. Anija “Kledes Mary” shërbente për transportin e mallrave. Mësohet se anija kishte një kapacitet deri në 2500 tonë ngarkesë ndërsa në bord valëvitej një palmur panamez.

Zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, në një depo në kiçin e anijes. Aty mbaheshin materiale të ndryshme.

Menjëherë pas flakëve në anije ka shkuar rimorkiatori që ka pajisje për shuarjen e zjarrit, e më pas edhe disa zjarrfikës. Sakaq, njoftohet se tashmë intensiteti i flakëve ka rënë dhe është nën kontroll.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *