“Nuk duhej të të flisja më me gojë”, Kiara-Luizit: Kur nuk je bërë 37 vite, nuk do bëhesh më

Marrëdhëniet mes Kiarës dhe Luizit brenda shtëpisë së “Big Brother” vijojnë të jenë të ftohta.

Pas incidentit në dhomën e ndenjes, moderatorja është ndier më mirë sot dhe është ngritur nga krevati. Ishte Olta ajo që e ndihmoi të ngrihej dhe e shoqëroi në oborr. Kiara i tha asaj se i kishte pirë ilaçet esëll, sepse Luizi nuk i kishte sjellë një briosh.

Për tu hakmarrë, kur Bjordi dhe Luizi ishin ulur bashkë në oborr, Kiara kërkoi nga Bjordi që t’ia bënte ai kafen. Kërkesa e saj, duket se nuk u prit mirë nga Luizi. Më pas pati një bisedë mes tyre. Kiara e ka ndjerë veten të mashtruar nga rrëfimi i Luizit për sëmundjen dhe vijon ta kritikojë. Në dhomën e gjumit, Kiara i tha Luizit se është turp që një vajzë më e vogël se ai, ta mësojë atë sesi të sillet.

“Kur nuk je bërë 37 vite, nuk do bëhesh më, vetëm nëse ndodh ndonjë mrekulli”, tha ajo.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Nuk ka kuptim që një vajzë 10 vite më e vogël të të tregojë si të sillesh.

Luizi: Po s’ka lidhje, ti e sheh nga jashtë debatin.

Kiara: Atë person që unë kam në krah dua të mësoj prej atij dhe jo ta mësoj unë. Kam dhe unë nevojë të mësoj gjëra ore, jam 27 vjeç. Nuk kam ndërmend të marr një njeri e ta mësoj nga e para se kur nuk je bërë 37 vite, nuk ke për tu bërë më ti. Vetëm nëse ndodh ndonjë mrekulli. Por shpresoj që nga kjo situatë të kesh zënë mend dhe shpresoj shumë realisht.

Luizi: Kjo që s’kam zënë mend është që nuk kam ndonjë shans me ty apo e kishe thjesht për…

Kiara: O Luiz mos fillo me këtë muhabet, të lutem. Se bëhet shumë boring kur e diskutojmë 100 herë. E para jam në një situatë që nuk dua të bëj fare debate tani se jam me dhimbje.

Luizi: Nuk kena bo debat kurrë.

Kiara: Nuk e kam marr veten 100 për qind. Unë po diskutoj edhe pse nuk duhej të të flisja fare me gojë, por jam njeri dhe nuk e bëj dot dhe jemi 24 orë këtu dhe është e pamundur t’i shmangesh një njeriu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *