PD propozon deputeten Zheni Gjergji si Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë

Deputetët demokratë kanë diskutuar në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar mbi vakancën disa mujore të pozicionit të Kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë që i takon opozitës.

Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka informuar deputetët se do të propozojë deputeten Orjola Pampuri për këtë pozicion, por ky propozim ka hasur kundërshtinë e deputetëve.

Ato kanë propozuar deputeten Zheni Gjergji, e cila është miratuar me shumicën e votave të ligjvënësve demokratë. Propozimi zyrtar i Grupit të PD pritet të votohet sot në seancë plenare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *