Dosja e ‘Gërdecit’/ Shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun

Këtë të enjte gjykata e Posaçme ka vendosur shtyrjen e seancës për ish ministrin e Mbrojtes Fatmir Mediu në lidhje me shpërthimin e ndodhur në Gërdec në vitin 2008.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet me 7 korrik në orën 08:30. Ndër të tjera ai thekson se ka qenë SPAK që ka kërkuar kohë për njohjen me prokurat e posaçme të paraqitura në seancën e sitme nga avokati Dorian Matlija i cili është përfaqësuesi i viktimave nga shpërthimi.

Ndërkaq pjesë e seancës së kësaj të enjtje kujtojmë se kanë qenë edhe të gjithë personat që janë dëmtuar nga shpërthimi ku mbeten të vrarë 26 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, ku i vetmi i pandehur për shpërdorim detyre është ish ministre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *