Pas thumbave të reperëve dhe kërkesës ndaj Luana Vjollcës, reagon sërish Noizy

Noizy-t nuk i del inati! Pasi u përmend në programin e Luana Vjollcës dhe u komentua negativisht e u thumbua nga MatoLale dhe Marin, reperi ka dalë sërish me një tjetër reagim. Ai ka shkruar në një postim në Instastory, se e di që emri i tij është kthyer në “Brand” dhe prodhon e shet lajm gjithnjë.

“Noizy” është “brand” dhe e kuptoj që shes, e kuptoj sinqerisht. Prandaj më bien nervat se ua di hallin. Sa për muzikë, do e kisha lënë me kohë, por cfarë të dëgjosh?”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Noizy u thumbua gjatë emisionin “Zemër Luana” nga MatoLale dhe Marin. Një ndër pyetjet që iu bë reperëve në emision ishte: Cilin prej artistëve e ke menduar si mik, por ta ka futur pas shpine?

Menjëherë MatoLale qëlloi foton e Noizy-t me breshëri ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe Marini.

“Po ia fute mikut tim, je edhe armiku im!”, tha Marini ndër të tjera.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *