Pas kritikave që mori herën e kaluar, ja si u komentua natën e djeshme performanca e Megi Pojanit

Megi Pojani arriti të rrëmbejë sërish vëmendjen me performancën e saj në “Dancing With The Stars”. Ajo kërceu “Vetëm ti je” nga Noizy dhe Elgit Doda, me një koreografia që mori shumë duartrokitje. Në përgjithësi Megi mori komente pozitive nga juria.

“Më pëlqeu siguria në krahasim me kërcimet e kaluara. Energjia ishte super, mua më pëlqeu”– tha Dalina Buzi.

“Ja që mund të jesh bukur pa qenë ekstravagante, ishte shumë bukur. E ke gjetur shumë mirë raportin. Të duartrokas”– tha Armand Peza.

“Sa i përket rrotullimeve koka është e bllokuar. Ajo do të japë pak probleme se nuk e zhvillon figurën siç është”– i tha Kledi.

“Ke këtë vetëbesimin tënd dhe ky do të çojë përpara. Trupin ta kesh më kompakt”– vijoi në fund Valbona.

Mirëpo, Megi nuk ishte shumë e kënaqur me pikët e jurisë. Ajo mori 27 pikë por mesa duket konkurentja pretendon më shumë.

Që në nisje të “Dancing With the Stars”, Megi Pojani dhe balerini i saj Jurgen Balaj treguan se kanë një raport mjaft të mirë. Gjatë një interviste për “Ftesë në 5”, balerini i Megi Pojanit u pyet për pikat e forta dhe të dobëta të aktores. Jurgeni u shpreh se Megi është shumë punëtore, duke këshilluar edhe konkurentët e tjerë të “marrin shembull”.

“Është shumë punëtore dhe kjo është pika e saj më e fortë që është shumë e dëgjuar. Çfarëdolloj gjëje që i korigjon ose i kritikon, ajo punon me orë të tëra, është gati për të punuar me orë të tëra”- u shpreh mes të tjerash balerini.

Sa i përket pikës së dobët, ai fillimisht hezitoi, por më pas veçoi me humor ‘sensualitetin’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *