Pas imitimit në “Portokalli”, Bora Zemani ka një përgjigje ironike për Salsano Rrapin

Prej disa të dielash Salsano Rrapi ka pasur detyrën e vështirë të imitojë Bora Zemanin në parodinë e “DWTS” në Portokalli, ndërsa në një intervistë të pak ditëve më parë aktori zbuloi se moderatorja e spektaklit ku edhe ai garon, ka reaguar mirë ndaj punës së tij.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme në puntatën e radhës së programit të kërcimit, teksa prezantonte Salsanon, Zemani ka bërë një koment me ironi, që tregon pikërisht mendimin e saj të vërtetë rreth imitimit. Moderatorja u shpreh:

“Nëse ai do të shihej të dielave në pasqyrë mund të dukej si kushdo por jo si Bora Zemani”.

Pra le të themi që Bora ka qenë dashamirëse ndaj rolit të tij, por që mendon se nuk duket aspak si ajo, gjë për të cilën biem dakord. Edhe pse imitimi është pëlqyer shumë dhe është një ndër të preferuarit e publikut.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *