“Babi vdiq në duart e mia”/ Gazetarja e njohur rrëfen momentin e trishtë

Gazetarja nga Kosova, Qeqa Krelani ka folur së fundmi në një intervistë për babanë e saj të ndjerë. Ajo tregoi se i ati kishte ndërruar jetë në krahët e saj teksa shtoi se nuk ishte gjallë për të parë sukseset e saj dhe të motrës, Flaka Krelanit.

“Babi ka vuajtur shumë si person se i kanë vdekur motrat dhe vëllezërit shumë të rinj. Edhe prindërit, dhe ai ka vuajtur gjithmonë. Jeta ka shumë padrejtësi dhe nuk e kuptoj. Babi vdiq shumë i ri nga një sulm në zemër dhe ka qenë e rëndë sepse ka vdekur në duart e mia. Unë kam qenë shumë e vogël.

Kam qenë 15, 16-vjeçare dhe ndaj nuk i besoj jetës sepse mendoj se gjithçka kryhet për 5 minuta sepse ai ndërroi jetë në duart e mia për 5 minuta. Prandaj nuk i besoj jetës se njerëzit që i kam dashur më së shumti në jetë ose kanë ikur nga kjo jetë ose kanë ikur nga ky vend.

Babi iku nga kjo jetë ndërsa Flaka nga ky vend. Çdo 5 minuta mendoj se mund të ndryshojë diçka. Më vjen shumë keq që nuk ka jetuar për të shijuar suksesin tim dhe suksesin e Flakës”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *