Pas debateve të shumta, Luizi ka këtë koment ‘pozitiv’ për Efin

Luiz Ejlli dhe Qetsor Ferunaj ditën e sotme kanë qendruar së bashku në verandë dhe kanë diskutuar për banorët e tjerë. Ata kanë folur më së shumti për Efin , e cila të shtunën u shpall finalistja e dytë e këtij edicioni.

Qetsori i tha Luizit se është çuditur nga prezenca e saj, e ndërsa Luizi u shpreh se Efi është vajzë e fortë, ndaj e ka përmendur shpesh dhe kur ajo iku në mënyrë të padrejtë nga shtëpia.

“Është vajzë e fortë. Prandaj e kam përmendur që thosha se iku në mënyrë të padrejtë. Po të ishte Efi këtu, atëherë do e kisha pasur shumë të vështirë” – tha Luizi.

Këngëtari tutje shtoi se nuk ka vuajtur asnjë nominim më shumë se nominimin ku ajo u largua. Luizi dhe Efi kanë qenë miq të ngushtë, por marrëdhënia e tyre u kris në momentin kur kjo e fundit hyri sërish në BBVA.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *