I akuzuar për vjedhje, arrestohet ‘skifterit’ në Vlorë

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vjedhjen e pajisjeve të makinave, kryesisht të pasqyrave. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Gentjan Merkaj, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 20 pasqyra të automjeteve të parkuara, në disa lagje, në qytetin e Vlorës.

NJOFTIMI I POLICISE
Vidhte pjesë automjetesh, kryesisht pasqyra, dhe i shiste ato, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari. Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe u sekuestruan pasqyrat e vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së kallëzimeve nga disa shtetas, për vjedhjen e pjesëve (pasqyrave) të disa automjeteve të parkuara, kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të këtyre rasteve.

Si rezultat i këqyrjes së pamjeve filmike dhe veprimeve të tjera hetimore, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 29 vjeç, banues në Vlorë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 20 pasqyra të automjeteve të parkuara, në disa lagje, në qytetin e Vlorës.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. M., u gjetën pasqyrat e vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

29-vjeçari dyshohet se është autor edhe i disa rasteve të tjera të vjedhjes së pjesëve të automjeteve. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e këtyre rasteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *