Pas 2 aborteve, këngëtarja e njohur bëhet nënë

Këngëtarja e njohur, Christina Perri e hitit “A thousand years” është bërë bërë nënë. Perri postoi një foto bardh e zi duke mbajtur në krahë vajzën e saj të porsalindur.

“Ajo është këtu! Me shumë besim dhe pluhur zanash ajo ka ardhur në jetë e sigurt. Ju lutem mirëprisni vajzën tonë ylber magjik: Pixie Rose Costabile”, shkroi këngëtarja.

Ardhja e Pixie vjen pasi Perri dhe burri i saj, Paul Costabile, pësuan dy humbje në vitin 2020. Në janar të 2020, Perri pësoi një abort në javën e 11-të dhe në nëntor të po atij viti, ajo ndau lajmin e lindjes së një vajze të pajetë të cilën e kishte quajtur Rosie.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *