Parku i Butrintit, Margariti: Për formulën e re ka pasur një sërë komunikimesh me UNESCON

Ministrja e Kulturës Elva Margariti e ftuar në emisionin “Opinion” ka folur edhe një herë për Parkun e Butrintit dhe projektin e ri për menaxhimin e tij.

Projekt ky që ka qenë në fokus të ditëve të fundit dhe ka ndezur disa depate të cilat ministrja është munduar t’i sqarojë gjatë gjithë kohës duke bërë publike fake.

Margariti është shprehur se Butrinti është një pasuri botërore jo vetëm kombëtare ndaj për menaxhimin e tij ka pasur një komunikimesh ka pasur edhe me UNESCON.

Pjesë nga fjala e Margaritit:

Butrinti po arrinë në një fazë të re të mirë administrimit, është një fazë qe kemi studiuar shumë kohë dhe kemi punuar shumë kohë. Është një tjetër pjekuri në mendimin e menaxhimit të siteve që vjen edhe si detyrim i faktit që Butrinti është pasusi botërore, jo vetëm pasuri kombëtare.

Një sërë komunikimesh janë bërë edhe me UNESCON përsa i përket detyrimit që ne kemi për planet e menaxhimit, na kanë çuar në këtë formulë të re”, ka thënë Margariti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *