Parashikimi/ Si do të jetë moti sot!

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet fillimisht nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme të shtunën ndërsa të dielën pritet përimrësimi i situatës meteorologjike.

Në këtë mënyrë per ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra. Në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar por kryesisht në lartësitë mbi 700 metër si në verilindje ashtu dhe juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore për ditën e diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *