Parashikimi i motit për sot dhe nesër/ Priten shira që dendësohen dhe temperatura në ulje

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë mot me reshje shiu në vendin tonë këtë pasdite.

E enjte, 22 prill 2021

Moti do të jetë me kthjelliem dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu të pakta në zonën perëndimore pasdite. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat:

Zona malore       3/17°C

Zona e ulët          6/20°C

Zona bregdetare  10/19 °C

Kosova, e enjte, 22 prill 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe kthjellime . Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 4 °C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 16 gradë Celcius.

E premte, 23 prill 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi të përqendruara në zonën Veri-Perëndimore.

Era do të jetë me drejtim  Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë .

Temperaturat:

Zona malore       4/14°C

Zona e ulët          8/17°C

Zona bregdetare  10/17 °C/RTSH

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *