Parashikimi i motit për sot!

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare kryesisht të larta dhe transparente. Vlen për tu theksuar se temperaturat në vlerat e mesditës pritet të kapin vlera deri në 30 gradë celsius, vlera këto anormale dhe rreth 7-8 gradë më të larta se mesatarja klimatike mujore për vendin tonë, sipas SHMU.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *