Parashikimi i motit për sot!

Një mbërthim nga fronti okluz prej orëve të mesnatës bëri që pjesa më e madhe e territorit tonë të përfshihej nga shtrëngata të herëpashershme e stuhi afatshkurtra.

Edhe për fundjavën që presim moti parashikohet të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me mbizotërim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në formë shtrëngatash të karakterit lokal gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, sipas parashikimit nga SHMU.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi 10-15 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës të forcës 2-3 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *