Parashikimi i motit për sot 5 qershor 2023

Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të diktojnë kushtet e motit edhe për ditën e sotme.  Për pasojë, orët e paradites do të jenë me diell ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave duke rrezikuar reshje shiu, më të dukshme në veri të vendit ku priten edhe rrebeshe. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të motit duke lënë me reshje të pakta dhe të izoluara vetëm zonat malore Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *