Parashikimi i motit për sot!

Ditën e enjte vendi ynë pritet të ndikohet kushte atmosferike të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta. Moti pritet të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash në orët e mesditës dhe pasdites vonë kryesisht në jug të vendit. Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull e mjegullinë në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa në bregdet e kryesisht në bregdetin jugor era arrin shpejtësi deri 10m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -3 deri 5°C

në zonat e ulëta 1 deri 16°C

në zonat bregdetare 4 deri 17°C

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *