Parashikimi i motit për sot!

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i ndikimit të qarkullimit ciklonar dhe i depërtimit të masave ajrore të ftohta e të thata me origjinë polare.

Moti do të jetë fillimisht me alternime vranësirash më pas në orët e para të ditës e në vazhdim pritet mbizotërim i motit të kthjellët. Në zonën e Alpeve, në verilindje dhe në jug priten reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar në orët e para të 24-orëshit. Në orët e mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve të borës në të gjithë territorin. Vlen për tu theksuar prezenca e ngricave të forta në akset rrugore. Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e kryesisht në bregdet e lugina fiton shpejtësi e bëhet hera-herës intensive 10-15 m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -2 deri 6°C

në zonat e ulëta 2 deri 12°C

në zonat bregdetare 5 deri 13°C

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *