Parashikimi i motit për sot!

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera termike në rënie të ndjeshme për të shkak i depërtimit të masave ajrore polare që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por pjesën më të madhe të Evropës. Si shkak i këtij depërtimi problematik do të bëhen ngricat e forta në akset rrugore, sipas SHMU.

Përjashtim bën dita e Hënë ku moti pritet të jetë me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e hera – herës mesatar në dy ekstremet veri- jug. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 1000 metër dhe malësitë e jugut në lartësitë mbi 800 metër reshje bore me intensitet të ulët lokalisht mesatare. Era me drejtim verilindje – juglindje shpejtësi 1-8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës bëhet relativisht intensive me shpejtësi 10-15 m/sek. Valëzimi në dete 1-3 ballë Ditën e martë moti pritet të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash. Ngrica përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore. Era me drejtim verilindje – juglindje shpejtësi mesatare 1-8m/s, përgjatë vijës bregdetare sidomos në bregun verior dhe lugina era hera-herës bëhet relativisht intensive shpejtësi deri në 9-17m/sek. Valëzimi në detet 1-3 ballë

Ditët në vijim, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta deri mesatar. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore. Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 1-7m/sek. Valëzimi në detet 1-3 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *