Parashikimi i motit për sot!

Këtë javë depërtimi i masave ajrore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve si dhe masat e ngrohta jugore do të ndikojnë në situatën meteorologjike që do të përjetojmë.

Ditën e shtunë moti do të jetë relativisht i qëndrueshëm me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në veri dhe qendër të vendit në formë shtrëngatash afatshkurtra. Era do të jetë juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-8m/s, përgjatë bregdetit 10-13m/s shoqëruar me valëzim të forcës 2-3 ballë.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3ballë. Nuk do të mungojë mjegulla e mjegullina në zonat luginore gjatë orëve të mëngjesit

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *