Parashikimi i motit për sot!

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira më të përqendruara në relievet malore.

Në zonat malore të vendit në lartësinë mbi 700-800 metra reshje të bore të herëpashershme me intensitet të ulët, sipas SHMU. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 0 deri 7°C

në zonat e ulëta 5deri 15°C

në zonat bregdetare 8 deri 17°C.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *