Parashikimi i motit për sot!

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat pritet të jenë deri të dendura kryesisht në veri të vendit.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në veri-veriperëndim, sipas SHMU. Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 16m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 3 deri 12°C

në zonat e ulëta 7 deri 19°C

në zonat bregdetare 10 deri 19°C

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *