Parashikimi i motit për ditën e sotme 26 maj 2023

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketëzhvillim të vranësirave.

Në relievet kodrinore – malore në mesditë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtëra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen

në zonat malore 11 deri 21°C

në zonat e ulëta 11 deri 29°C

në zonat bregdetare 15 deri 28°C

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *