Parashikimi i motit për ditën e sotme 22 mars 2023

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, vend ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe kalime vranësirash të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore.

Ndërsa në orët e mesditës do të kemi mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime në një pjesë të mirë të Shqipërisë.

Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes në zonat malore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët të ketë kalime të pakta vranësirash. Por  bregdeti do të mbetet nën ndikimin e kthejllimeve.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 20°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *