Paralajmërohet zhvendosja e doganës së Qafë Thanës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe zv/kryeministri Artan Grubi kanë paralajmëruar zhvendosjen e kufirit nga Qafë Thana në fshatin Laborishtë. Sipas Kovaçevskit, zhvendosja e pikës kufitare do të shkurtojë rrugën për në Shqipëri me 20 km.

“Ne tani për momentin me Ministrin për Transport dhe Lidhje dhe kolegun e tij nga Shqipëria punojmë në zhvendosjen e pikës kufitare me Shqipërinë sepse kufiri aktual është i vendosur në një lartësi mbidetare 780 metër, ndërsa Deve Bair është në lartësi mbidetare në 90 metër, ashtu kane qenë të vendosur, tani bëjmë infrastrukturë që të na lidhë me Bullgarinë dhe Shqipërinë,”-tha ai.

Ndërkohë zv.kryeministri Gubi u shpreh se kufiri në fshatin Laborishtë do të lidhet me Qukësin në Shqipëri dhe kjo do të shkurtojë rrugën edhe më tepër. Sipas tij, në bashkëpunim me kryeminsitrin Rama dhe zv/kryeministren Belinda Balluku, ky vendim u mor për arsye të lartësisë në të cilën ndodhet momentalisht kjo pikë kalimi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *