KPA vendos: Ish-gjyqtari i Apelit del përfundimisht nga sistemi i drejtësisë; ja shkaku

Andi Civici, ish-gjyqtar i Apelit të Tiranës, ka dalë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Vendimi është marrë sot nga trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelit, thuajse 3 vite nga vendimi i KPK-së. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë ka përcaktuar fatin e një prej gjyqtarëve të akuzuar për mosjustifikim të pasurisë së tij.

“Trupi gjykues i Komisionit, në përfundim të hetimit administrativ për kriterin e pasurisë, arriti në konkluzionin se provat për kriterin e pasurisë kanë nivelin e provueshmërisë, pasi subjekti i rivlerësimit nuk arriti të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive dhe të të ardhurave për krijimin e tyre”

Në vendimin e KPK thuhet se gjyqtari ka deklaruar blerjen e një apartamenti në vitin 2012 në Tiranë, me sipërfaqe 147,80 m2, me vlerë 155.000 mijë euro. Si burim për blerjen e kësaj pasurie gjyqtari ka deklaruar 113.000 mijë euro të përfituara nga shitja e apartamentit në Vlorë dhe një hua 42 mijë euro nga vjehrri. Por, apartamentin që e shiti 113 mijë euro, gjyqtari ka deklaruar më parë se e ka blerë 6 milionë lekë. Edhe këto para thotë se i ka marrë hua, konkretisht 3.000.000 lekë nga vjehrri, 3.000.000 lekë dajës dhe 1 000 000 lekë babait. 1 000 000 lekë i ka shpenzuar për mobilimin e banesës.

Andi Civici

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *