VIDEO/ Ornella Muti dhe vajza e saj shfaqen në mes parcelave me kanabis, promovojnë produktet e tyre të bëra me ‘bar’

Aktorja e famshme me origjinë shqiptare  Ornella Muti dhe vajza e saj Naike Rivelli kanë njoftuar se do të hapin një shoqatë e cila ka si synim që të ndihmojë fëmijët e sëmurë.

Të dyja së bashku, Ornella Muti dhe Naike Rivelli dëshirojnë që të mbledhin firmat për një referendum ku do të kërkojnë legalizimin e kanabisit dhe kjo as më pak e as më shumë sepse shoqata që ata duan të ngrenë bazohet në përdorimin e kanabisit për të sëmurët. ‘Ornella Muti Hemp Club’ synon të krijojë nisma të ‘ekonomisë së gjelbër’:

”Qëllimet tona kryesore janë: të ofrojmë mbështetje për të sëmurët, duke i ndihmuar ata që të gjejnë kanabisin e duhur për një kohë të shkurtër. Të vendosim të sëmurët në kontakt me mjekët përmes Qendrës Mjekësore të Kanabisit. Të krijojmë një seli fizike të shoqatës të pajisur me një dhomë terapie, brenda së cilës pacientët të cilët janë të pajisur me një recetë mjekësore, mund të kryejnë trajtime. Jo vetëm. Ne gjithashtu duam t’u japim “anëtarëve të saj mundësinë për të rritur CBD (ornella marihuanë) i cili do t’i paguhet drejtpërdrejtë kultivuesit, për të prodhuar bimë zbukuruese, për të shitur produkte të gjelbërta të çertifikuara nga për anëtarët me çmime të ulura. Të gjithë anëtarët e shoqatës do të kenë një kartë anëtarësimi.’

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *