“O lekët, ose të thera”, u dhunua dhe iu grabitën 10 mijë euro, e moshuara rrëfen tmerrin: Ishte i maskuar, më lidhi duart me litar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 29 dhjetor në fshatin Pirg të Maliqit, ku një person i paidentifikuar, ka hyrë në banesën e një të moshuare dhe i ka grabitur me dhunë një shumë prej 10 mijë eurosh.

Edhe pse kanë kaluar shumë ditë nga ngjarja, policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me këtë çështje.

E moshuara Luljeta Hoxha, që prej 29-dhjetorit ndodhet e shtruar në spital ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, ku sipas saj, një person i maskuar hyri në banesë rreth orës 22:00, dhe me një thikë e ka kërcënuar dhe i ka kërkuar paratë.

Sipas dëshmisë së saj, i riu e ka lidhur me litarë dhe e ka tërhequr zvarrë nëpër shtëpi duke i kërkuar paratë. Më pas, tregon ajo, i riu i ka gjetur paratë dhe i mori duke u larguar.

“Në 21:40 unë shkova në banjë mbarova aty dhe rashë në rrobet, sa rashë në këtë pozicion, pa më zënë gjumi erdhi një djalë i gjatë i veshur, i maskuar, me kapuce maskë, vetëm një pashë. Ai telefonin në dorë, unë telefonin më dorë, ma mori telefonin dhe ma hodhi. Lekët tha se të vrava dhe nxori një thikë. I thashë nuk kam lek. Lekët e pensionit dhe kartat e bankës, kam ca lekë në bankë. Lekët tha se të vrava dhe e vuri edhe njëherë kapuçin të mos i shihja hundën.

Më hipi sipër dhe më lidhi duart me litar, ja ku i kam shenjat akoma, po bëj 8 ditë. Më mori 10 mijë euro. Bam këtu, bam këtu, më lidhi duart më lidhi edhe këmbët, lekët se të vrava. Nuk kam lekë mor bir, prap unë u mundova të rezistoja pastaj më mori zvarrë si ata hajvanët e ngordhur dhe më shpuri nga dhoma tjetër, i themi dhomë pritje. Lekët, nuk kam. Lekët, nuk kam. Pastaj po shkumëzosha, mu pre takati, humba ndjenjat fare. Unë nuk fola më lekët i gjeti vetë. Kam shitur 2 toka një në 2001 një në 2012. Një e kam shitur 13 milion një e kam shitur 4 milion e 250 mijë. Unë jetoj vetë, burri ka 2 vite që më ka vdekur.

Si u zgjova u lirova dhe u zgjidha vetë se isha edhe me shami të lidhura buzët e kam gojën pleh. Pastaj siç isha vajta lajmërova komshien dhe u thashë më vranë më morën lekët, erdhën këta, lajmëruan policinë, erdhi policia më morën për këmbe për dorë më mbështollën me çarçaf me hodhën në barrelë dhe më sollën këtu. Policia më pyeti. Unë nuk dyshoj te asnjë, nuk ja ve gishtin asnjërit apo në fshat apo në vëllazëri se kemi shkuar shumë, nuk di çfarë të them por që u torturova shumë e kam gjoksin..

U prenë dritat u hap porta thashë me veten time çfarë u bë. Ishte djalë i ri 30-35, nuk e dallova dot, thërriste lekët dhe nxori një thikë dhe litarin që më lidhi. O lekët o të thera më thoshte mua. Jetoj vetëm me pension. Mbledh ndonjë lek dhe le mënjanë vetëm këto nuk i gjetën dot, nuk kishin rrëmuar (kërkuar) aq. Kishin hapur divanët, se unë aty i mbaj, kishte bërë rrëmujë. Kam shumë frikë të kthehem në shtëpi, shumë, po them mos marr ndonjë urdhër mbrojtje nga polici i zonës. Nuk kam besim se do gjendet këtë pyetje ma ka bërë dhe policia. Burri më ka vdekur, fëmijë nuk kam, mbesat kujdesen për mua hynë dalin, mblodha dy lekë, i hoqa mënjanë, i hoqa për të tjerët… Më dhembin brinjët, nuk më kanë thënë akoma kur do dal, jam shumë e rënduar më është mpiksur gjaku, kam bërë skaner, grafi, skopi”, ka thënë e moshuara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *